Home » Lajme » Studime Doktorature (Ph.D) pranë Universitetit “ILLYRIA”

Studime Doktorature (Ph.D) pranë Universitetit “ILLYRIA”

Prane Universitetit Illyria kanë filluar regjistrimet në Ciklin e Tretë të studimeve PhD (Doktoraturë).
Keto programe ofrohen ne bashkpunim me Università Telematica PEGASO (Itali).
Programi i Doktoratures eshte i njohur dhe i akredituara nga Ministria e Arsimit Italian dhe per
rrjedhoje nuk nevojitet njohja dhe ekujvalentimi i titullit ne te gjitha Shtetet e Bashkimit Europian.
Titulli akademik per arsye te marreveshjeve ne kuadrin e BE-se eshte i vlefshem automatikisht ne
te gjitha vendet anetare dhe ne vendet qe kane marre statusin e kandidatit.
Universiteti ILLYRIA mbi bazën e një marrëveshje specifike midis dy institucioneve arsimore
gezon të drejtën ekskluzive për t’i ofruar këto programe PhD në Republikën e Shqipërise.
Avantazhet e nje titulli akademik PhD europiane i njeh edhe ligji i fundit mbi arsimin e larte
ne Republiken e Shqiperise Nr.9741, datë 21.5.2007 i ndryshuar me ligjin Nr.9832, datë 12.11.2007,
i cili ne Kreun e III-te ne nenin 20, pika 2 sakteson se:
Autoritetet drejtuese rektor/dekan në institucionet publike të arsimit të lartë duhet të kenë të paktën
titullin “Profesor i asociuar” (te marre ne Republiken e Shqiperise) ose gradën shkencore “Doktor” (“PHD”),
të fituar pranë universiteteve perëndimore….,
duke barazvendosur keshtu titullin akademik Prof.ass me ate PhD (te realizuar ne programet PhD perendimore).